Habit gjinekologu: Grave që kanë burra shqiptar duhet t’ju jepet një rrogë tepër

15 Mars 2023, 10:55 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

Habit gjinekologu: Grave që kanë burra shqiptar duhet t’ju jepet

Gjinekologu Shkëlqim Balili tha se nëse do ishte President të gjitha grave që kanë burra shqiptarë do i jepte nga një rrogë tjetër.

Ai tha në “Good Morning Albania” se këtë deklaratë e ka bërë pasi sipas tij populli shqiptar nuk e kanë arritur qytetërimin dhe se për të parë këtë mjafton që t’i gërvishtësh dikujt makinën.


“Këtu djemtë janë më të butë, kanë filluar të qytetërohen. Por unë kam thënë para disa ditësh që nëse do isha President, të parën gjë do i thosha popullit faleminderit që më zgjodhët, por kam një dëshirë; të gjitha grave në Shqipëri që kanë burra shqiptarë duhet t’u japim nga një rrogë tjetër.

Sepse burri, nëse shikojmë se ku ka arritur qytetërimi në Shqipëri, fërkoji pak makinën njërit dhe o do vdesësh në vend, po pati pistoletë, o do të thotë merr çelësat dhe makinë n e dua për një javë. Ne kemi ardhur nga një shoqëri që nuk e ka kaluar qytetërimin”, -tha gjinekologu Shkëlqim Balili.