Vjosa, zbulohet plani nga ekspertët kombëtarë dhe ndërkombëtarë

Publikohet programi studimor për Vjosën në kuadër të punës për shpalljen e lumit Vjosa, Park Kombëtar.
Ekipi i 30 ekspertëve shqiptarë dhe zhvilloi një ekspeditë studimore 5 ditore përgjatë vijës ujore të lumit Vjosë dhe degëve të saj me rrjedhje të lirë, përmes bashkive të Përmetit, Tepelenës, Gjirokastrës dhe Vlorës.
Gjatë programit në basenin e Vjosës, ekspertët shqiptarë dhe ndërkombëtarë zhvilluan konsultime me aktorët vendas dhe po punojnë për hartimin e një masterplani për ruajtjen e integritetit natyror të Vjosës e degëve të saj dhe zhvillimin e turizmit të qendrueshëm të lidhur ngushtë me eko-turizmin.
Qëllimi i programit studimor kishte në fokus dy aspekte kryesore: së pari, njohjen e ekspertëve ndërkombëtarë dhe shqiptarë me luginën e Lumit Vjosa, të cilët do të punojnë për të siguruar mbrojtje afatgjatë të karakterit ekologjik dhe biodiversitetit të luginës me qëllim ruajtjen e integritetit të ekosistemit të saj, për të propozuar modele që do të mundësojnë zhvillimin e turizmit të gjelbër dhe forma të zhvillimit të qëndrueshëm të bujqësisë në territoret përgjatë Vjosës dhe degëve të saj, dhe së dyti, prezantimin e ekspertëve me komunitetin lokal dhe anasjelltas.
Ekipi i ekspertëve nisi me shqyrtimin e përbërësve kryesorë të sistemit lumor – duke përfshirë degët, zonat e mbrojtura dhe monumentet e natyrës. Ekipi udhëtoi drejt Përmetit deri në fshatin Konicë (në kufi me Greqinë) aty ku nis rrjedha e lumit Vjosa për në Shqipëri – për të vijuar me ndalesa përgjatë gjithë rrjedhës së Vjosës, përfshirë Tepelenën, Gjirokastrën, përroin e Kardhiqit e Zhulatit (degë me rrjedhje të lirë të Drinos), vizitë në zonën e Kalivaçit, luginën e Bënçës, Shushicës, drejt Bratajt, Selenicës, për të përfunduar në deltën e Vjosës në Adriatik (Vlorë).
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


