Vuante nga problemet në zemër, nëna shpëton për mrekulli, sjell në jetë foshnjën në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”

17 Mars 2023, 14:58 / SOCIALE ALFA PRESS

Vuante nga problemet në zemër, nëna shpëton për

Naile Kurmekaj, një nënë 38-vjeçare me komplikacione në zemër ka shpëtuar për mrekulli bashkë me fëmijën e saj, falë ndërhyrjes në kohë dhe punës të ekipit mjekësor të Maternitetit “Mbreteresha Geraldinë”

Në sajë të bashkëpunimit të mjekëve obstetër-gjinekologë, kardiologë dhe reanimatorë, 38-vjeçarja që u operua me sukses nga ekipi me Dr. Zef Delia, Dr. Lorenc Buzo, Dr. Fatmir Kopani, Dr. Albert Cakani, infermieret Klea Fraholli dhe Eranda Tore, sot gëzon shëndet bashkë me të voglin e saj.

Mjeku Zef Delia ka treguar se gruaja nga Shkodra kishte ardhur me urgjencë dhe iu nënshtrua menjëherë operacionit, ku fatmirësisht solli në jetë foshnjën e saj dhe tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Për këtë rast ka reaguar edhe Kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale duke dhënë lajmin e mirë nga Materniteti “Mbretëresha Geraldinë”.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128