Speca pufka me gjizë dhe vezë

5 October 2026, 09:51 / RECETA ALFA ALFA PRESS

Speca pufka me gjizë dhe vezë

Përbërësit:

4 speca
500 g gjizë
4 vezë
Majdanoz
Kripë dhe piper
Vaj ulliri

Përgatitja:

Specat i pastrojmë nga bishti edhe i mbushim me gjizë jo deri lart, i vendosim të piqen në furrë për 10 minuta pastaj shtojmë vezën edhe i pjekim edhe 10 minuta sa te bëhet veza. I shërbejmë me majdanoz dhe vaj ulliri.

Receta nga zonja Mirela

Po ndodh...