Al Nassr i ofron Ronaldos kontratën e re, do të përfitojë 3.8 milionë euro në javë

14 Janar 2025, 18:32 / SPORT ALFA PRESS

Al Nassr i ofron Ronaldos kontratën e re, do të përfitojë

Cristiano Ronaldo do të vazhdojë të jetë lojtari më i paguar në botë, me një diferencë të thellë me të gjithë të tjerët, kur të rinovojë marrëveshjen e tij me klubin  e Al Nassr në Arabinë Saudite.

Lojtari portugez është në vitin e fundit të kontratës, por mediat saudite kanë bërë të ditur se klubi i tij po i ofron një tjetër kontratë marramendëse.

Ronaldo përfitonte shifra të përafërta edhe nga kontrata aktuale, mes rrogës dhe aktiviteteve promocionale për Arabinë Saudite. Por sipas ‘Al Khabar’, marrëveshja e re do t’i sigurojë 200 milionë euro në sezon vetëm si rrogë.

Gazeta pretendon se përfitimet e Ronaldos nga kontrata e re janë rreth 3,8 milionë euro në javë, më shumë se 500 mijë euro në ditë, për qëndrimin e tij te Al Nasr në një marrëveshje që mendohet se është “shumëvjeçare”.

 

Po ndodh...

ide