
Anglia eliminon Holandën me gol në shtesë, “Tre Luanët” sfidojnë në finale Spanjën

Anglia ka mposhtur 1-2 Holandën për të siguruar finalen e Europianit.
Sfida filloi me ritëm të lartë, “tulipanët” zhbllokuan ndeshjen që në minutën e shtatë, falë një finalizimi perfekt të Xavi Simons.
Britanikët reaguan shumë shpejt, “3 luanët” fituan penallti me Kane, i përkthyer në gol nga vetë sulmuesi.
Minutat e fundit të fraksionit dhuruan emocione të mëdha, shtylla ndali Dumfries, ndërsa në krahun tjetër, po shtylla i tha jo Foden-it.
Në pjesën e dytë skuadrat u treguan të kujdesshme, duke mos rrezikuar shumë. Në të 64-tën, Van Dijk vendosi në provë Pickford, portieri reagoi mjaft mirë.
Goli i suksesit për ekipin e Southgate u realizua në të 90-tën, me Watkins që shfrytëzoi në maksimum një asist të Palmer. Në finalen e madhe, Anglia do të gjejë Spanjën, takim ky që luhet me 14 korrik në Berlin.
-
Shtangen Holandezët, Anglia kalon në avantazh
10 Korrik, 22:56 -

E vërteta dhemb, hapini sytë!
ide

11 maji, referendumi për fundin e berishizmit

Zoti Berisha, mos jep dorëheqje se i duhesh Ramës edhe për 2029

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128