Arbeloa: Nuk kam frikë nga dështimi! Tekniku i Realit: Nëse përpiqem të jem Mourinho, do të dështoj

14 Janar 2026, 00:02 / SPORT ALFA PRESS

Arbeloa: Nuk kam frikë nga dështimi! Tekniku i Realit: Nëse

Pas marrjes së drejtimit të Real Madrid, Alvaro Arbeloa shprehet se nuk ka frikë nga dështimi. Tekniku pranon se nëse do të përpiqet të imitojë Morinjon, atëher do të dështojë. Ndërkaq, ka reaguar edhe Alonso duke falenderuar klubin dhe tifozët, ndërsa thekson se ishte nder që drejtoi Real Madridin

Alvaro Arbeloa ka nisur aventurën te Real Madrid. Tekniku ka zhvilluar stërvitjen e parë me los blankos. Spanjolli drejtoi seancën e parë stërvitore në prag të sfidës në kupë ndaj Albasete. Ndërkaq, Arbola ka folur edhe për aventurën që ka nisur. Ai shprehet se do të jetë vetvetja dhe se nuk ka në plan të imitojë Morinjon.

"Nuk kam folur me Morinjon. Për mua, ishte një privilegj të stërvitesha prej tij, dikush që pati një ndikim të madh tek unë. Do të jem si Arbeloa; nuk kam frikë nga dështimi, por nëse do të përpiqesha të jem si Mourinho, do të dështoja në mënyrë spektakolare."

Arbeloa tregon u njoftua nga klubi, vetëm pas shkarkimit të të Alonson, ndërsa pranoi se ka folur me ish shokun e tij të skuadrës

“Mësova se Alonso dhe klubi kishin arritur një marrëveshje dhe se donin që unë të merrja drejtimin. Sigurisht, fola me Çabin; të gjithë këtu e dinë miqësinë që na lidh. Ai më uroi gjithë të mirat, ashtu siç do të kisha bërë edhe unë për të. Miqësia jonë është e pathyeshme”.

Ndërkaq, Alonso i dërgoi mesazh lamtumire Real Madridit dhe tifozëve. Ai u shpreh se kjo fazë profesionale nuk shkoi siç do të kishte dashur. Sipas spanjollit, trajnimi i Real Madridit ka qenë një nder dhe përgjegjësi për të. Alonson deklaron se largohet me respekt, mirënjohje dhe krenari se bëri më të mirën në klub.

Ndërkaq, 7 lojtarë nuk kanë reaguar për largimin e Alonsos. Një ndër ta është Vinicius. Sulmuesi ka patur disa herë përplasje me teknikun sëbashku me disa futbollistë të tjerë.

Ndërkaq, Alonso nuk e kishte kontrollin e skuadrës. Një gjë e tillë u vu re edhe në superkupë, ku Alonso kërkoi nga skuadra që të bënte tunelin e nderit për Barcelonën, por Mbape refuzoi.

Sakaq, përshëndetja e teknikut me presidentin Perez ishte pasqyimi i gjithë situatës.

Po ndodh...

ide