Ardian Ismajli refuzon rinovimin me Empolin, gati për hapin e madh në karrierë
23 Dhjetor 2024, 18:45 / SPORT

Mbrojtësi Ardian Ismajli është gati për hapin e madh në karrierë. Largimi i tij nga skuadra e Empolit duket vetëm çështje kohe.
Gazetari italian, Nikolo Shira, bën me dije se Ismajli ka refuzuar të zgjasë kontratën e tij me klubin toskan.
Empoli i ka ofruar lojtarit të Kombëtares shqiptare rinovimin e kontratës, e cila i përfundon në qershor të vitit 2025, por përgjigja e tij ka qenë negative.
Tashmë mbrojtësi 28-vjeçar është gati të luajë për një klub të madh të Serisë A.
Kujtojmë që shqiptari është kapiten te klubi i Serisë A, ndërkohë që gradualisht është shndërruar edhe në një lider në Kombëtaren kuqezi.
Po ndodh...
ide
Rishikimi i statutit dhe varka e mbytur e Berishës
Nga Alesia Balliu
A do ta bashkojë PS-në me PD-në drejtësia e re?
Nga Arbër Hitaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

