Arrestimi për përdorimin e alkoolit, ish-mesushori anglez përfundon në pranga

Ish-mesfushori i Anglisë, Paul Ins, përfundoi pas hekurave, pasi akuzohet për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Sipas stacionit BBC, lojtari që ka veshur 52 herë fanelën e “Tre Luanëve”, u arrestua pasi u përplas në një rezervat qendror në Çeshajr, një qark në veriperëndim të Anglisë.
“Oficerët shkuan në vendngjarje dhe arrestuan burrin 57-vjeçar. Pol Ins është akuzuar kështu për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit”, tha Policia e Çeshajr në një deklaratë.
Ai është liruar me kusht dhe do të paraqitet në Gjykatë, të premten e 18 korrikut. Ish-mesfushori Ins luajti për Mançester Junajtid, Interin dhe Liverpulin, duke fituar dy tituj të Premier Ligës dhe dy Kupa FA. Ai u bë kapiteni i parë me ngjyrë i Anglisë para se të niste një karrierë si trajner te Blackburn Rovers, MK Dons, Blekpull dhe Riding.
Po ndodh...
ide
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

