Asist spektakolar me finte ndaj Beshiktashit, lojtari i injoruar nga Silvinjo vazhdon të shkëlqejë në Turqi

19 Shtator 2025, 21:58 / SPORT ALFA PRESS

Asist spektakolar me finte ndaj Beshiktashit, lojtari i injoruar nga Silvinjo

Një nga mungesat e mëdha misterioze në listën e trajnerit Silvinjo në këto dy vite është ajo e Arda Kurtulan. Anësori i djathtë, i cili luan në mbrojtje dhe mesfushë, në dy vitet e fundit ka luajtur rregullisht në Superligën turke me paraqitje shumë të mira, por është injoruar vazhdimisht nga tekniku i kuqezinjve.

Një vit më parë, ai ishte pjesë e Adana Demirspor, ndërsa në sezonin aktual është pjesë e Goztepe që ka shfaqur ambicie në startin e edicionit dhe po kërkon të luajë për një vend në Ligën e Kampioneve. Kurtulan është titullar edhe në radhët e kësaj skuadre dhe sot është treguar vendimtar me një asist spektakolar ndaj Beshiktashit.

Në minutën e 19-të të sfidës, ai ndoqi me shumë vëmendje një aksion sulmues dhe dha një asist me finte për shokun e skuadrës, Raldnei, i cili çoi sferën në portën e boshatisur.

Një asist spektakolar për futbollistin i cili ka luajtur rregullisht me kombëtaren Shpresa, por pastaj në asnjë moment nuk është marrë në konsideratë nga trajneri Silvinjo, duke mbetur një nga “misteret” e mëdha të mungesave në listat e teknikut brazilian edhe pse ai kërkon vazhdimisht lojtarë për krahun e djathtë.

 

Po ndodh...