Atalanta mbyll vitin me fitore, Gjimshiti triumfon përballë Ramadanit
30 Dhjetor 2023, 15:11 / SPORT

Atalanta iu fal golit të Ademola Lookman (58’) për të thyer 1-0 Leccen në një ndeshje shumë të luftuar në Bergamo.
Vendasit goditën shtyllën në pjesën e parë me Scamaccan, teksa përpara golit të sulmuesit nigerian Pasalic u ndal nga traversa.
Lecce iu afrua në disa raste golit të barazimit me Krstovic, Piccolin dhe Oudin, por nuk arriti të gjente golin e barazimit.
Kështu, skuadra e Gjimshitit e mbyll me fitore këtë vit, ndërsa ka trishtim për Ylber Ramadanin.
Me suksesin e sotëm, Atalanta parakalon Napolin dhe ngjitet përkohësisht në vendin e gjashtë me 29 pikë.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

