Bajerni, Çelsi dhe Liverpuli fitojnë me goleada, tundet rrjeta 20 herë. Mësoni rezultatet e ndeshjeve të sotme

Ndeshjet e të mërkurës në Ligën e Kampioneve kanë dhuruar goleada të skuadrave të cilat kanë pretendime për t’i shkuar deri në fund turneut.
Bajern Mynih ka fituar me rezultatin e pastër 4-0 ndaj Klub Bryzhit, falë një dominimi të dukshëm të konkretizuar që në pjesën e parë të takimit.
Me shifrat 5-1 kanë fituar si Çelsi, ashtu edhe Liverpuli. Më domethënëse ishte paraqitja e të kuqve, të cilët fituan në transfertë përballë Eintraht Frankfurt, edhe pse ishin gjendur në disavantazh në fillimin e takimit.
Ndërkohë, Reali vazhdoi sukseset me fitoren 1-0 ndaj Juventusit, kurse për t’u theksuar është edhe përmbysja e Sporting Lisbonës ndaj Olimpik Marsejës.
BAJERN MYNIH-KLUB BRYZH 4-0
SPORTING LISBONË-OLIMPIK MARSEJË 2-1
EINTRAHT FRANKFURT-LIVERPUL 1-5
ÇELSI-AJAKS 5-1
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


