Barcelona shkakton “tërmet”, gola pafund ndaj Valencias
26 Janar 2025, 23:07 / SPORT

Barcelona rikthehet te fitorja në La Liga. Katalanasit triumfuan pastër 7-1 ndaj Valencias, në një ndeshje pa histori.
Brenda 10 minutash lojë, ekipi i Flick realizoi dy herë me De Jong e Torres. Në minutën e 14-të, Raphinha zgjodhi që të driblojë portierin, për të thelluar edhe më shumë shifrat. Në minutën e 24-t, një top i gjatë i Cubarsit shfrytëzohet në maksimum nga Lopez.
Lopez kompletoi dopietën, në të 45-tën. Hugo Duro ngushtoi shifrat, në fillimin e pjesës së dytë. Më pas, gjurmë në këtë takim la edhe Lewa. Tarrega ishte i pafat në të 76-tën, pasi realizoi autogol. Barcelona do përballet me Alaves, në ndeshjen e radhës.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Nga Sidi Hasanaj
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


