Bayern dhe Lazio në gjysmëfinale të kupës, beteja për trofe vazhdon

Bajerni i Mynihut vijon rrugëtimin në Kupën e Gjermanisë. Bavarezët mposhtën 2 me 0 Lejpsig dhe kualifikohet në gjysmëfinale. Një vend mes katër ekipeve më të mirë ka siguruar edhe Lacio në kupën e Italisë. Lacialët eliminuan Bolonjën pas goditjes së penalltive
Bajerni i Mynihut është kualifikuar në gjysmëfinale të kupës së Gjermanisë. Skuadra e Kompani eliminoi nga kompeticioni Lejpzigun në çerekfinale, pasi e mposhti 2 me 0 në shtëpi. Ishin miqtë ata që shënuan të parët, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.
Pas këtij episodi, bavarezët shtuan sulmet për të gjetur golin e avantazhint. Protagonist ishte gardiani i Lejpzig që priti disa tentativa të vendasve.
Pas një pjese të parë pa gola, Bajern zhbllkoi sfidën me Kejn. Sulmuesi ktheu në gol një penallti në mintën e 64.
3 minuta më pas Luis Diaz shënoi golin e dytë, pasi i shpëtoi mbrojtes kundërshtare.
Rezultati mbeti në fuqi deri në fund të sfidës, me Bajern që siguron gjysmëfinalet e kupës, ndërsa përfundoi këtu rrugëtimi i Lejpzigut. Kundërshtari i radhës për Bavarezët do të përcaktohet nga shorti, ndërsa rivalët e mundshëm janë Leverkusen, Shtutgart dhe Freiuburg.
Në gjysmëfianle është kualifikuar edhe Lacio në kupën e Italisë. Lacialët eliminuan Bolonjën nga kompeticioni pasi e mposhtën me penallti.
Koha e rregullt përundoi në barazim 1 me 1. Vendasit kaluan të parët në avantazh me Kastron, ndërsa Noslin riktheu baraspeshën.
Në goditjet e penalltive, Lacialët u treguan më të saktë duke shënuar 4, ndërsa Bolonja realizoi vetëm një.
Në gjysmëfinale, Lacio do të ndeshet me Atalantën më 4 mars.
Një hap larg finales së kupës së Spanjës është Sociedat, pasi mposhti 1 me 0 në sfidën e parë gjysmëfinale, Altetik Bilbao.
Goli i Turrientes në pjesën e dytë, i jep një avantazh të madh Sociedatit për ndeshjen e kthimit që do ta luajë në shtëpi.
Po ndodh...
ide
Po Berisha, a i mban mend protestat e Bashës?
Kilometri i fundit si ai i parafundit dhe pyetja e Nastradinit
Shqipëria nën kthetrat e korrupsionit!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128