Skandali “Bankers”/ Apeli i GJKKO-së heq sekuestron për llogaritë bankare të Ardit Keros

12 Shkurt 2026, 16:53 / AKTUALITET ALFA PRESS

Skandali “Bankers”/ Apeli i GJKKO-së heq sekuestron për

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka pranuar pjesërisht ankimin e Ardit Keros kundër sekuestrimit të llogarive të tij bankare.

Kero, i përfshirë në dosjen që lidhet me kompaninë “Bankers Petroleum”, ishte lënë në masën e sigurisë “arrest shtëpie” në muajin gusht nga Gjykata e Fierit, pas operacionit të zhvilluar ndaj kompanisë.

Me vendimin e dhënë këtë të enjte, Apeli ka shfuqizuar pjesërisht vendimin e mëparshëm për sekuestrimin e disa llogarive bankare në emër të tij dhe ka urdhëruar kthimin e shumave monetare të bllokuara.

Sipas vendimit, bëhet fjalë për disa llogari në banka të nivelit të dytë, me balanca përkatësisht 327,060.55 lekë, 11,535 euro, 1,653 dollarë dhe 2,043 euro, të cilat do t’i kthehen shtetasit nën hetim.

Çështja lidhet me hetimin ndaj “Bankers Petroleum”, kompani e akuzuar për evazion fiskal dhe krijim skemash mashtruese në lidhje me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH). Sipas hetimeve, të nisura në dhjetor 2024 pas referimit nga Drejtoria e Hetimit Tatimor, dyshohet se kompania ka raportuar humbje për një periudhë rreth 20-vjeçare, nga viti 2004 deri në fund të vitit 2024, duke shmangur detyrimet tatimore dhe duke përfituar rimbursime të padrejta të TVSH-së në vlera të konsiderueshme.

Po ndodh...

ide