Tronditje e madhe për Armando Brojën, trajneri zbulon arsyen pse e dërgoi në tribunë

Armando Broja është tronditur me vendimin e fundit të Skot Parker. Trajneri i Bërnlit vendosi që ta dërgojë në tribunë sulmuesin e Kombëtares shqiptare, ndërsa luajti në Premier Ligë përballë Kristal Palas.
Ky vendim nuk erdhi për shkak dëmtimi. Parker zbuloi se ishte thjesht një zgjedhje teknike nga ana e tij, ndërsa kujtojmë se fillimisht Broja kishte humbur vendin e titullarit. Bërnli ndërkohë e pati mbrëmje festive, pasi u kthye te fitorja që mungonte prej shumë ndeshjesh. Rezultati 2 me 3 ndaj Kristal Palas u regjistrua me përmbysje në transfertë.
“Ishte me të vërtetë thjesht një vendim për skuadrën dhe sigurisht si e ndjeva më të mirën. Ai ka pasur një problem të vogël, por vendimi im ishte thjesht ky.
Në këtë moment, mund të emëroj vetëm një numër të caktuar lojtarësh dhe kjo ishte mënyra si vepruam”, u shpreh trajneri i Bërnlit pas fitores.
Po ndodh...
ide
Po Berisha, a i mban mend protestat e Bashës?
Kilometri i fundit si ai i parafundit dhe pyetja e Nastradinit
Shqipëria nën kthetrat e korrupsionit!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128