Shantazhoi zyrtarin e Shëndetit Publik me 20 mijë euro për të fshirë një lajm, dalin pamjet nga arrestimi i gazetarit Elio Laze

Gazetari Elio Laze ka rënë në prangat e Policisë së Shtetit pasi akuzohet për gjobëvënie. Laze është arrestuar pas denoncimit të shtetasit Klaus Shaqiri, zyrtar i Shëndetit Publik, i cili kishte deklaruar se gazetari i kishte kërkuar një shumë prej 20 mijë eurosh.
Pas këtij lajmi është bërë një reagim zyrtar nga Policia e Shetetit, e cila ka njoftuar: “Ai dyshohet se nëpërmjet shantazhit, i ka marrë punonjësit të administratës publike, shumën e eurove, për të fshirë nga portali që administronte, disa shkrime që kishte postuar për të, në kohë të ndryshme.”
Në viedeo duket momenti i arrestimit nga zyra e redaksisë më pas Laze shoqërohet në ambientet e Komisariatit.
Në momentin e arrestimit atij iu gjetën 5 mijë euro, ndërkohë që mësohet se pjesën tjetër të mbetur Shaqiri do e kryente përmes tre kësteve në vijim.
Laze, pronar i portalit Priza.al, përmes artikujve të ndryshme ndaj zyrtarit në fjalë, e kanoste këtë të fundit duke i vënë “gjoba”.
Ka qenë prokurori Asllan Bajramaj ai i cili ka marrë në dorë dosjen e Lazes dhe pas hetimeve të kryera përmes veprimeve proaktive ai firmosi masën e arrestit me burg për gazetarin i cili akuzohet për “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie”.
Kjo nuk është hera e parë që pronari i portalit Priza.al bie në prangat e Policisë. Në maj të vitit 2021 ai u arrestua pasi akuzohej për armë mbajtje pa leje dhe posedim të lëndëve narkotike.
Gjatë momentit ku efektivët kontrolluan mjetin e Lazes, i gjetën atij një pistoletë të markës “Ekol” me plumb në grykë, si dhe lëndë narkotike. Po ashtu nga analizat toksikologjike rezultoi se në momentin e arrestimit ai kishte qenë në efektin e substancave narkotike.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve kundër Pronës në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh, operacioni i koduar “Portali 1”.
Shantazhoi një punonjës të administratës publike, për t’i marrë 5000 euro, që të fshinte nga portali që administronte, disa shkrime që kishte postuar për të, arrestohet 37-vjeçari.
I arrestuari, me precedent për armëmbajtje pa leje.
Sekuestrohen shuma e eurove dhe 4 celularë.
Shërbimet e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale dhe ato të Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimit të një punonjësi të administratës publike, se ishte shantazhuar nga administratori i një portali, finalizuan operacionin e koduar “Portali 1”.
Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, u kap në zyrën e subjektit, në Tiranë, menjëherë pasi mori 5000 euro nga i dëmtuari, dhe u vu në pranga shtetasi E. L., 37 vjeç.
Ai dyshohet se nëpërmjet shantazhit, i ka marrë punonjësit të administratës publike, shumën e eurove, për të fshirë nga portali që administronte, disa shkrime që kishte postuar për të, në kohë të ndryshme.
Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Mashtrimi”.
Po ndodh...
ide
Po Berisha, a i mban mend protestat e Bashës?
Kilometri i fundit si ai i parafundit dhe pyetja e Nastradinit
Shqipëria nën kthetrat e korrupsionit!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128