Berat Gjimshiti në super formë, lojtari më i vlerësuar i muajit në Seria A
4 Mars 2025, 16:54 / SPORT

Berat Gjimshiti është futbollisti më i vlerësuar i muajit shkurt në Serie A. Ka qenë faqja e statistikave ‘Who Scored’ që e ka vlerësuar kapitenin e Kombëtares dhe mbrojtësin e Atalantës me notën 7.9, së bashku me Castellanos të Lazios.
Gjimshiti nuk ka menduar vetëm për të penguar kundërshtarët të realizojnë, por ka shënuar gol ndaj Torino dhe ka dhënë 2 asiste, me Veronën dhe Empolin.
Në katër ndeshjet e luajtura në shkurt, Gjimshiti ka qenë ndër më të vlerësuarit në fushë dhe mesatarja e paraqitjeve ka bërë që të jetë më i miri i muajit.
Lajm i mirë ky edhe për Kombëtaren në prag të dy ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës 2026, kundër Anglisë në Londër më 21 mars dhe tre ditë më vonë në Tiranë kundër Andorrës.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
Nga Bato Kosova
ide
Pse 35 deputetë nga opozita firmosën pro Endri Shabanit si Avokat i Popullit?
Nga Kreshnik Spahiu
Zinxhirët që i vëmë vetë!
Nga Arian Galdini
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


