
Bylis, trajneri Mezani: Kemi luajtur mirë, por na duheshin 3 pikët

Tekniku i Bylisit, Gentjan Mezani analizoi barazimin pa gola ndaj Laçit.
“Nuk është se kemi bërë një ndeshje aq të mirë sa mendoj unë se ishte në shtëpi dhe nuk duhet ta falnim. Na bënte punë vetëm trepikëshi duke pasur parasysh ndeshjet e tjera. Kemi bërë deri diku një lojë të mirë, por kemi pasur shumë pak raste për gol, me shumë pak raste në sulm. Për këtë arsye ndryshova modulin në pjesën e dytë se kishim shumë pak forca në zonën e kundërshtarit dhe goditëm shumë pak portën, por ky është futbolli.
Nervozizmi ndaj gjyqtarit? Unë mendoj që unë jam energjik vetë, i qetë jam jashtë pot në fushë është tjetër gjë se është normale. Janë emocionet e lojës. Kisha pakënaqësitë e mia, por mendoj se gjithsekush ta ketë në veten e vet, ata të bëjnë punën e tyre më së miri dhe ne. Nëse kapemi pas tyre është problem. Kam pakënaqësi por duhet të shoh punën time, skuadrën time, ato gabime që kemi bërë dhe të përmirësohemi në ndeshjen e radhës.
Mungoi pasimi final, padiskutim, por ne e kishim organizuar që të dilnim me krahët lart, edhe pse Përndreca është më shumë mbrojtës. Patëm një mungesë si Kamara dhe na u desh të ndryshonim, kjo na solli probleme. Unë kam kërkuar krosime nga krahët, shumë krosime në zonë. Mendoj që munguan, nuk është vetëm forca e lojtarëve që shkonin aty, por edhe lojtarë në zonë. Krosimet ishin të pakta, ishim në vështirësi, në këtë aspekt, Pasimi final mungonte, se luanim edhe kur dilnim para, dilnim me top të gjatë, jo me pasime të rrjedhshme.
Kishim edhe vështirësi se Laçi po mbrohej mirë dhe kthehej shpejt dhe na krijonin vështirësi. Përgjoni kërkonte të bënte diçka, por mbështetja ishte e pakët. Në krahun tjetër Përndreca ishte pak më i kujdesshëm. E kam kërkuar edhe këtë në pjesën e dytë, por ishte edhe loja e kundërshtarit që nuk na e lejonte këtë gjë, Plus kam pakënaqësitë me ata që futa në pjesë të dytë dhe nuk bënë ndryshim, nuk dhanë një marsh tjetër. Kur ti nuk ke ketë, ne fusim të freskët dhe nuk jepet impakti i tyre, normale që do të kemi vështirësi.
Ishim në dilemë nëse do ishte Ilieski apo Abazaj që do zëvendësohej, që të kalonim në katër, por ishte dora e lehtë e arbitrit Hamiti me kartonë dhe u detyrova që ilieski e Ofori morën të verdhë, për të mos rrezikuar skuadrën në këtë ndeshje për të luajtur me 10 apo ndeshjen e ardhshme. Ne humbëm goxha në ajër, në goditje standarte, ilieski e Ofori na e vështirësuan, u dobësuam jashtëzakonisht shumë me daljen e Oforit. Por duke e ditur që është disi agresiv, dhe ishte më e lehtë mundësia më e madhe për të marrë karton, ndaj e mora.
Mendoj që skuadra në ndeshje të tilla, siç ishte edhe në ndeshje direkte me Laçin që na duheshin tre pikët, ndoshta kishte më shumë presion. Në shumë ndeshje skuadra ka pësuar gol në minutat e parë dhe është dashur ky aspekt për të thyer sot e kjo na penalizoi, Por në pjesën e dytë kërkova shumë të ishim ofensivë, edhe pse mendoj se nuk kemi bërë shumë në pjesën e dytë, se gjuajtjet ishin të pakta, goditëm shumë pak portën. Është meritë edhe e kundërshtarit se luante një kundër një në çdo anë të fushës, por edhe mungesa e agresivitetit, se nuk ishim shumë konkret në fazën finale të lojës.
Që në ditët e para që kam ardhur, mendoj se kjo nuk është ndeshja më e mirë, kemi bërë shumë mirë dhe sot mundësitë kanë qenë më shumë. Duhet ta analizojmë mirë, çunat duhet të kuptojnë që është faza finale dhe nuk ka më pikë për të rikuperuar, duhet të luftojmë për të marrë pikët, për t’i dhënë mundësi vetes që të arrijmë objektivin. Me këto rezultate vështirësohet padiskutim, por ne do të bëjmë me forcat në maksimum, secili të marrë përgjegjësitë e veta, që të kthehemi ku jemi, në çdo ndeshje të jemi për tre pikët dhe pastaj t’ia lëmë fushës”, tha Mezani.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128