Cagliari dërgon Sassuolon në Serie B, zhgënjim për Kumbullën dhe Bajramin

Në fillim të sezonit nuk imagjinohej një skenar i tillë.
Sassuolo ka zhgënjyer sërish në elitën e futbollit italian, teksa mesditën e kësaj të diele është mundur nga rivalët e Cagliari, në “Mapei Stadium”, për t’i dhënë lamturimën, të paktën për një sezon, Serie A, duke mos arritur të gjejë pikët e nevojshme për mbijetesën.
Golat e Prati e Lapadula në 20 minutat e fundit të lojës “fundosën” skuadrën e Nedim Bajramit e Marash Kumbullës, me “Legjionarët” të cilët tashmë pritet të gjejnë skuadra të reja për të vijuar karrierën e tyre, sidomos për fantazistin e mesfushës, i cili këtë sezon nuk është vlerësuar aq sa duhet te “Zijeshilët”.
Ndërkaq, kujtojmë se Sassuolo militonte në Serie A, prej 10 vitesh, që prej ngjitjes së tyre në sezonin 2013-2014 dhe këtë sezon arriti të grumbullonte vetëm 29 pikë, duke u renditur në vendin e parafundit të tabelës, me plot 4 pikë më pak se vendi i parafundit, që i siguronte mbijetesën, gjë të cilën ka arritur ta sigurojë Cagliari, një javë para përfundimit të kampionatit.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

