Chelsea vihet pas portierit që po shkëlqen në Serie A, kushton 40 milionë euro

Chelsea është vënë në ndjekje të portierit japonez Zion Suzuki, i cili po shkëlqen te Parma këtë sezon, duke marrë vëmendjen e disa klubeve të mëdha, mes tyre dhe atë të “Bluve të Londrës”.
22-vjeçari ka shfaqur një qëndrueshmëri të madhe mes shtyllave, duke u dalluar për shkathtësinë, reflekset dhe aftësinë për të mbajtur portën e sigurt në situata të rrezikshme.
Vlera e Zion Suzuki është rritur në muajt e fundit, aktualisht vlerësohet në rreth 40 milionë euro, një shifër që pasqyron talentin e tij dhe interesin në rritje që ai ka krijuar në treg.
Duke parë talentin e tij dhe interesin që ka për të, Chelsea po mendon ta mbyllë sa më shpejt marrëveshjen me Parma-n, pasi nuk është çudi që klubi i Serisë A të rrisë akoma dhe më shumë vlerën e japonezit duke ditur që ndiqet nga disa klube të mëdha.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


