Copenhageni i fortë për Dritën, kampionët e Kosovës eliminohen në raundin e dytë të Champions-it
29 Korrik 2025, 23:01 / SPORT

Copenhagen tregoi se ishte shumë e fortë për Dritën e Gjilanit, teksa triumfuan në duelin e kthimit me rezultatin 0-1, të zhvilluar në Prishtinë, duke u kualifikuar për në raundin e tretë të Champions-it me rezultatin e përgjithshëm 3-0.
Për sa i përket duelit të sotëm, ishte goli i Kornelius në minutën e 42-të, ai që vendosi sfidën, ndërkohë që Drita luajti prej minutës së 27-të me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të sulmuesit Liridon Balaj.
Për sa i përket vijueshmërisë së garës, pas eliminimit nga Champions-i, Drita kalon në raundin e tretë të Ligës së Europës, ku do të përballet me humbësin e çiftit, Shkëndija-FCSB.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


