Deklarata e bujshme, presidenti i FIFA-s trazon rrjetin: Ronaldo mund të…

Xhani Infantino ka trazuar rrjetin me një deklaratë të mundshme për Kristiano Ronaldon. Presidenti i FIFA-s zbuloi se Kristiano Ronaldo mund të luajë në Botërorin e klubeve, pasi është në bisedime.
“Kristiano Ronaldo mund të luajë për një nga skuadrat në Botërorin e klubeve. Ka bisedime”, u shpreh Infantino. Kështu të gjithë janë në dyshim se cili do të jetë klubi i radhës për sulmuesin portugez.
Ronaldo ka kontratë të vlefshme me Al Nasr në Arabinë Saudite deri në fundin e qershorit. Pritet përfundimi i saj, për të qenë lojtar i lirë para nënshkrimit të marrëveshjes së re. Kjo pasi në qershor nuk do të ketë angazhime me Al Nasr.
Në Botërorin e klubeve ndërkohë janë 32 klube të përfshira. Në Amerikë ky format do të organizohet për herë të parë nga FIFA.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

