Dëmtohet Ernest Muçi, sezoni thuajse i mbyllur

Në momentin më të mirë, kur Solskjaer po i besonte fanellën e titullarit te Besiktasi, Ernest Muçi ka pësuar një lëndim që do e mbajë jashtë për të paktën një muaj dhe sezoni është thuajse i mbyllur për 23-vjeçarin e sulmit.
Në sfidën kundër Basaksehir, Muçi luajti vetëm 25 minuta dhe pësoi një lëndim, teksa më pas la fushën e lojës. Edhe klubi nga Stambolli konfirmoi lëndimin.
Muçi që ka shënuar 4 gola e shërbyer 2 asistë në 24 ndeshje në Superligë dhe ka në total 7 rrjeta e dy pasime për gol në të gjitha konkurrimet, nuk do t’i nënshtrohet operacionit, ndërsa riaftësimi, siç njofton Beshiktashi, ka nisur.
Në varësi të formës, Muçi shpreson mos humbasë grumbullimin me Kombëtaren për ndeshjen e 7 qershorit kundër Serbisë në ‘Arenën Kombëtare’.
Po ndodh...
ide
Kur pushteti ankohet se po demaskohet!
PS dhe PD kanë krijuar një ekuilibër të palëkundshëm Nash
Insistimi tek krimi, arësyeja përse kryeministri Rama duhet të dorëhiqet
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

