Emigrantët e parregullt në Shqipëri, 6802 të kapur dhe kthyer pas në 10 muajit e vitit 2026

15 November 2026, 10:56 / AKTUALITET ALFA PRESS
Emigrantët e parregullt në Shqipëri, 6802 të kapur dhe

Kufijtë shqiptarë vazhdojnë të jenë në korridoret e emigrantëve të paligjshëm që synojnë evropën. Sipas të dhënave zyrtare në këto 10 muaj të vitit janë 4848 të huaj që kanë mundur të hyjnë në territorin e vendit tonë, por duke u ndaluar nga policia.

Gjithashtu bëhet me dije se të gjitha kërkesat e tyre për azil janë refuzuar ndërsa janë riatdhesuar si vullnetarisht ashtu dhe me forcë.

Këtyre shifrave u shtohen dhe 1954 të tjerë që janë kapur në kufi, e që po ashtu janë kthyer menjëherë.

Krahasuar me vitin 2025 shifrat janë thuajse të njëjta. Në 12 muaj janë 7548 emigrantë që janë kapur Brenda territorit dhe më pas kthyer  dhe 1963 të tjerë në kufi.

Në 10 mujorin e parë të vitit 2026 kemi në total 6802 klandestine në 10 muaj dhe 9511 ihsin në vitin e shkuar

Gjatë periudhës janar 2022- 2026, numri mesatar i emigrantëve të huaj të parregullt të kapur në një ditë është 162 shtetas.

Niveli më i lartë është evidentuar në janar 2023 me 330 të tillë, ndërsa niveli më i ulët ka qenë në janar 2024 me 65 emigrantë të huaj të parregullt të kapur në vend. (A2 Televizion)

Po ndodh...