Dhuna në ndeshjen Trabzonspor-Fenerbahce, Federata e Futbollit të Turqisë: Ligji do veprojë ashpër!

18 Mars 2024, 17:43 / SPORT ALFA PRESS

Dhuna në ndeshjen Trabzonspor-Fenerbahce, Federata e Futbollit të
Takimi mes Trabzonspor dhe Fenerbahce i kaloi kufinjtë e një ndeshje futbolli.

Fenerbahce fitoi 2-3 në transfertë, ndërsa pas ndeshjes ndodhi një kaos i madh në fushë.

Tifozët vendas vërshuan drejt fushës duke sulmuar futbollistët e Fenerbahce të cilët nuk qëndruan duarkryq, por edhe ata u kundërpërgjigjën me grushte e shqelma.

Shumë futbollistë kanë mbetur të lënduar, ndërsa Trabzonsporin e pret një dënim shumë i madh.

Tani ka ardhur edhe reagimi nga FFT, që e ka dënuar ngjarjen e ndodhur në Trabzonspor.

Ajo që ndodhi në futboll, që është një lojë miqësie, paqeje dhe vëllazërie, nuk është kurrë e pranueshme. Për të mos lejuar që këto incidente të përsëriten, askush nuk duhet të ketë asnjë dyshim se pas përfundimit të hetimeve ndaj përgjegjësve të incidenteve do të zbatohen sanksionet e nevojshme penale, në mënyrë që këto incidente të mos përsëriten” – shkruan Federata.

 

Po ndodh...

ide