Miqësoret e marsit/ Kombëtarja kryen stërvitjen e parë, situata te kuqezinjtë

Kuqezinjtë e Sylvinhos kanë zbritur pasditen e sotme në ambientet e Shtëpisë së Futbollit në Tiranë, për seancën e parë stërvitore në kuadër të dy miqësoreve të marsit, ndaj Kilit e Suedisë (22 dhe 25 mars), që janë edhe ndeshjet e para të Kombëtares Shqiptare për vitin 2024.
Në fushë pasditen e të hënës mungonte Qazim Laçi, i cili ishte në udhëtim nga Praga drejt Tiranës dhe nuk arriti dot në kohë.
Në limite mbërriti edhe Nedim Bajrami, që zbarkoi në qendrën stërvitore të kombëtares në kohën kur shokët po zbrisnin në fushë, teksa u bashkua me ta disa minuta më vonë për një seancë të lehtë.
Mungonte gjithashtu edhe Naser Aliji, që luan pasditen e të hënës me skuadrën e tij, rumunen Vountari dhe më pas do të fluturojë drejt Tiranës, për t’u vënë në dispozicion të Sylvinhos dhe stafit të tij nga dita e martë.
Në seancën e parë stërvitore, Sylvinho mori edhe disa futbollistë nga Shqipëria U21 e Alban Bushit, duke qenë se futbollistët që luajtën të dielën me skuadrat e tyre, u lanë të kryejnë një seancë shkrydhëse, pa ngarkesën e zakonshme fizike.
Lista e Kombëtares për 2 ndeshjet miqësore:

-
-
Enea Mihaj përfshihet në formacionin e javës në Portugali
18 Mars, 16:30
Po ndodh...
Po vjen Republika e Re që shpalli Basha, përpara 10 vitesh!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


