Dhunoi gjyqtarin, dënim me burgim për presidentin e klubit turk
11 Nëntor 2024, 16:32 / SPORT

Koca paguan shtrenjtë gjestin e shëmtuar të bërë gati një vit më parë kur dhunoi arbitrin e ndeshjes MKE Ankaragücü-Caykur Rizespor (1:1).
Koca goditi me grusht në fytyrë gjyqtarin Halil Umut Meler pas vërshëllimës së fundit. Më pas Meler ra në tokë dhe persona të tjerë e shkelmuan. Gjyqtari ndër të tjera ka pësoi edhe një thyerje në mollëz.
Për këtë episod Gjykata vendosi dënim me burg tre vjet e shtatë muaj për dëmtim të qëllimshëm, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu. Gjithashtu kjo masë u mor edhe për tre persona të tjerë të përfshirë.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
