Eliminimi nga Liga e Kampioneve, Shkëndija e Tetovës mëson emrin e kundërshtarit të play-off të Ligës së Europës
Shkëndija e Tetovës është eliminuar sot nga Liga e Kampioneve, por do të vazhdojë rrugëtimin e saj ndërkombëtar duke marrë pjesë në fazën play-off të Ligës së Europës.
Skuadra e drejtuar nga Jeton Beqiri, ka mësuar sot në darkë edhe emrin e kundeërshtarit me të cilin do të përballet në dy javët në vijim, për një vend në fazën në grupe të këtij turneu të dytë për nga rëndësia në Europë. Shorti i UEFA-s e kishte vënë atë përballë humbëses së çiftit të turit të tretë në Ligën e Kampioneve, Ferencvarosh-Ludogorets.
Tetovarët do të përballen me ekipin kampion të Bullgarisë, i cili nuk ia doli të kalonte hungarezët. Pas barazimit pa gola në ndeshjen e parë në Bullgari, ndeshja e sotme në Hungari foli vetëm për vendasit që fituan 3-0 e vazhduan më tej në turne. Ndërsa Ludogorets tashmë duhet të bëhet gati për përballjen me Shkëndijën.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
