Çelsi pa frena në merkato, transferon talentin e Ajaksit për 43 milionë euro
Çelsi pa frena në merkato! Blutë e Londrës kanë zyrtarizuar afrimin e Jorrel Hatos, ish-talent i madh i Ajaksit.
19-vjeçari holandez u është bashkuar bluve për një shumë prej 43 milionë eurosh, ndërsa ka firmosur një kontratë shtatëvjeçare me klubin londinez.
Hato debutoi me skuadrën e parë të Ajaksit në shkurt të vitit 2023, kur ishte vetëm 16 vjeç, 10 muaj e 23 ditë, duke u bërë lojtari i pestë më i ri në histori që luan për klubin nga Amsterdami. Ai vazhdoi të shkruante historinë, duke u bërë kapiteni më i ri në historinë e Ajaksit dhe gjithashtu lojtari më i ri me mbi 100 paraqitje për klubin.
Në total, Hato regjistroi 111 paraqitje, 4 gola dhe 10 asistime me fanellën e Ajaksit. Çmimi i tij e bën atë shitjen e pestë më të shtrenjtë në historinë e klubit holandez, duke barazuar shifrën e largimit të Mohamed Kudus drejt Uest Hamit.
Ndeshja e parë ku Hato mund të debutojë është më 8 gusht, në miqësoren ndaj Bajer Leverkusen në “Stamford Bridge”, ndërsa sezoni i Premier League për Çelsin nis më 17 gusht, në shtëpi ndaj Kristal Palas.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
