EURO 2024/ Francë 1-0 Belgjikë, notat e lojtarëve

1 Korrik 2024, 20:27 / SPORT ALFA PRESS

EURO 2024/ Francë 1-0 Belgjikë, notat e lojtarëve
Në “Merkur Spiel-Arena” të Dusseldorfit u luajt sfida e vlefshme për 1/16-at e finaleve të Euro 2024 mes Francës dhe Belgjikës.

Franca arriti të kualifikohet në çerekfinale, falë një goli në fundin e sfidës.

Në minutën e 85-të, lojtari i PSG-së, Kolo Muani, gjen rrugën e rrjetës së belgëve, falë një devijimi të Vertonghen duke kaluar Francën në avantazh.

Ky ishte momenti që vendosi sfidën, me belgët që eliminohen dhe francezët vazhdojnë rrugëtimin e tyre, me pretendimin për të fituar trofeun teksa në raundin tjetër do të kenë përballë fituesin e çiftit Portugali-Slloveni.

Më poshtë mund të shihni notat e lojtarëve të të dy skuadrave dhe statistikat e sfidës:

EURO 2024/ Francë 1-0 Belgjikë, notat e lojtarëve

Po ndodh...