Euro 2024, rinovohet arena e Dyseldorfit, stadiumi ku do të luajë edhe Shqipëria

17 Maj 2024, 13:03 / SPORT ALFA PRESS

Euro 2024, rinovohet arena e Dyseldorfit, stadiumi ku do të luajë edhe

Kur duhet edhe më pak se një muaj nga nisja e Europianit në stadiumet gjermane po kryhen përgatitjet e fundit.

Në një prej tyre, në arenën e Dyseldorfit janë investuar thuajse 24 milionë euro.

Pikërisht në këtë stadium më 24 qershor do të luajë ndeshjen e fundit në grup Shqipëria, atë ndaj Spanjës. Aty janë shtuar vendet VIP, nga 1700 në gati 4000.

Ndryshime janë bërë edhe në sallat e konferencave që presin qindra persona.

Po ashtu tuneli që të çon drejt fushës tani është 400 metra katrorë.

Aty do të zhvillohen edhe intervistat e shkurtra me lojtarët pas ndeshjes.

Sistemi i ndriçimit është përmirësuar. Stadiumi i Dyseldorfit me një kapacitet prej thuajse 47 mijë vende për ndeshjet ndërkombëtare është hapur 20 vite më parë dhe ka kushtuar 240 milionë euro.