Europa League/ Lazio, ‘shuplakë’ Ajaxit në Amsterdam, fitojnë Lyoni dhe Porto

12 Dhjetor 2024, 23:31 / SPORT ALFA PRESS

Europa League/ Lazio, ‘shuplakë’ Ajaxit në Amsterdam,

Lazio i jep leksion futbolli Ajaxit në ‘Johan Cruijff Arena’, duke u hakmarrë edhe për përplasjet në distancë mes dy klubeve para kësaj ndeshjeje.

Bardhekaltrit triumfuan 3-1 dhe ngjiten në krye në kuotën e 16 pikëve pas pesë ndeshjeve, aq sa ka grumbulluar edhe Bilbao.

Tchaouna në pjesën e parë dhe Dele-Bashiru e Pedro në të dytën e bënë të pavlefshëm golin e Traore të vendësve sapo nisi pjesa e dytë.

Në ndeshjet e tjera spikat suksesi 3-2 i Lyonit përballë Eintrachtit të Frankfurtit, ndërsa Porto iu imponua 2-0 Midtjyllandit.

Rangersi, ku luan mesfushori i Kombëtares Shqiptare, Nedim Bajrami, barazoi 1-1 me Tottenhamit.

Më poshtë të gjitha rezultatet e ndeshjeve të orës 21:00.

Europa League/ Lazio, ‘shuplakë’ Ajaxit në Amsterdam,

 

Po ndodh...