Ferrari mbetet në hije, as Imola nuk e zhbllokoi dot “kokëkuqen”

Edhe gara e shtëpisë në Imola nuk solli gëzim për Ferrarin në një Botëror të Formulës 1, që po vijon ta mbajë në hije skuadrën nga Maranelo. Pas kualifikueseve katastrofike me të dy pilotët jashtë dhjetëshes së parë, “kokëkuqja” u përmirësua të dielën në garë, duke marrë një vend të katërt më Luis Hamiltonin dhe një vend të gjashtë me Sharl Lëklerkun.
Por këto rezultate nuk mjaftojnë për ta konsideruar pozitiv bilancin për fundjavën e Emilia Romanjës. Siç e theksoi menjëherë drejtori i ekipit, Frederik Vasër, Imola konfirmoi vështirësitë e Ferrarit, të cilat ishin shënuar dhe në dy eventet e mëparshme në Xhedah dhe Majami. Ferrari shfaqi sërish probleme me asetin në kualifikuese, ndërsa ishte më konkurrues në ritmin e garës dhe kjo nuk e kënaq ekipin në Maranelo. Tri Çmime të Mëdha radhazi pa bërë një hap të vërtetë përpara, pa përmendur katër garat e mëparshme.
Jo vetëm kaq, vetë performanca e makinës SF-25 e detyron Hamiltonin dhe Lëklerkun të luftojnë për pozicione pas podiumit, të cilin e kanë arritur vetëm një herë në këtë sezon me pilotin monegask në Arabinë Saudite. Ndërsa fitorja e Hamiltonit në Sprintit e Shangait është shumë pak. Në Imola, plotit britanik iu desh gjysma e garës për t’u çliruar nga Mercedesi i Antonelit, ndërsa Lëklerk u detyrua të përballej me Uilliamsin e Albonit, duke i dhënë atij përsëri pozicionin e pestë në fund, për të shmangur rrezikun e një penalizimi.
Në fund të garës italiane, Hamilton ishte më i kënaqur, ndërsa Lëklerk u mundua ta fshihte zhgënjimin e tij. Koha për rritjen e cilësisë te Ferrari nuk duket e shkurtër, ndërsa objektivat për botërorin e këtij sezoni tani janë të paarritshme. Gara e radhës në Montekarlo, cirkuit qytetas me karakteristikat e tij unike mund t’i turbullojë më tej ujërat, ndoshta duke u dhënë tifozëve të kuq një ëndërr, megjithatë e destinuar të zgjasë vetëm një fundjavë, duke pritur më pas Barcelonën “fatale”, pikën e kthesës së vërtetë të të gjithë sezonit.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128





