FIFA i jep Trumpit ‘Çmimin e Paqes’: Një nga nderet më të mëdha të jetës sime

5 Dhjetor 2025, 19:19 / SPORT ALFA PRESS

FIFA i jep Trumpit ‘Çmimin e Paqes’: Një nga nderet

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ishte fituesi i "Çmimit të Paqes FIFA" për herë të parë, të cilin organizata e futbollit e dha gjatë shortit të Kupës së Botës 2026 në Washington.

“Kjo është medalja jote”, i tha Infantino presidentit amerikan.

“Ky është vërtet një nga nderet më të mëdha të jetës sime. Ne shpëtuam miliona jetë. Kjo do të jetë një ngjarje e paprecedentë, nuk kam parë kurrë diçka të tillë.

Gianni Infantino ka bërë një punë të jashtëzakonshme, keni vendosur një rekord të ri në shitjet e biletave. Është një imazh i mirë për ju dhe lojën e futbollit, siç e quajmë ne. Është përtej shifrave që mendonim. Bota është një vend më i sigurt tani”, tha Trump.

Po ndodh...

ide