FOTO/ Asllani vlerësohet me notën e lartë pas fitores me Interin

Kristjan Asllani është kthyer sot në fushën e lojës si titullar me Interin dhe ka shpalosur të gjithë talentin e tij duke ndihmuar skuadrën të triumfonte me shifrat 5-0 ndaj Veronës në transfertë.
Mesfushori i Kombëtares ka qenë një nga më të mirët në fushë duke zhvilluar një lojë të shkëlqyer, si për t’u mbyllur gojën të gjithë kritikëve që e shihnin atë si një lojtar jo në nivelin e zikaltërve.
Statistikat që regjistroi futbollisti në ndeshjen e sotme, tregojnë plotësisht të kundërtën, pasi përveç asistit për golin e De Vraj, Asllani ka qenë mbresëlënës edhe në menaxhimin e lojës të ekipit të tij.
Sipas statistikave të grumbulluara nga “SOFASCORE”, ai ka realizuar një shifër të çmendur pasimesh, duke tentuar 117 të tillë e gabuar vetëm 4 herë! Pas ndeshjes ai u vlerësua me notën e lartë 7,9.

-
Man.City në krizë të thellë, Tottenham e mposht 4-0 në “Etihad”
23 Nëntor, 21:41 -
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


