Foto/ Mbetet pa lekë, ish-partnerja e lojtarit argjentinas shet medaljen e Kupës së Botës

29 Shkurt 2024, 22:30 / SPORT ALFA PRESS

Foto/ Mbetet pa lekë, ish-partnerja e lojtarit argjentinas shet medaljen e
Yesica Frias, ish-bashkëshortja e Exequiel Palacios, lojtar i kombëtares së Argjentinës, ka vendosur të shesë një nga fanellat e mesfushorit dhe medaljen e tij si kampion bote që të mbledhë parat për kryer pagesën e shtëpisë së saj, që ndodhet në qytetin Tigre të Buenos Aires.

Futbollisti i Bayer Leverkusen, Palacios dhe Yesica u njohën në vitin 2018, u martuan në vitin 2021 dhe tre vjet më vonë, në 2024, janë në proces divorci.

Frias zbuloi në programin “Socios del Espectaculo” se do të ishte e gatshme të shiste pasuritë më të çmuara të futbollistit për të mbledhur paratë e nevojshme për të paguar shtëpinë.

Pa hezituar ajo deklaroi: “Kështu do të bëj. Unë do të nxjerr në ankand gjithçka për ta paguar”.

Disa orë pasi deklaroi këtë gjë, Frias i hyri punës dhe në llogarinë e saj në Instagram, tregoi se shiti fanellën që lojtari mbajti në finale të Kupës së Botës dhe medaljen e titullit të kampionit.

“Blerësi i fanellës së parë. Një pagesë më pak”, ka shkruar gruaja e lojtarit që pozoi me blerësin e fanellës me numrin 14.

Më vonë një blerës tjetër, postoi një foto me medaljen e varur në qafë.

Frias thotë se e ka të vështirë të punojë pasi që për katër vite e shoqëroi Palacios në karrierën e tij që nisi në River deri në Bayer Leverkusen dhe kërkon atë që i takon dhe kanë ndërtuar së bashku.

Ajo thotë se ishte shtatzënë dhe abortoi për shkak të presionit të familjes së lojtarit.

“Unë jam duke marrë ilaçe për depresionin dhe ankthin, marr pilula gjumi sepse nuk mund të fle më shumë se tre orë. Unë po i kërkoj vetëm atë që më takon mua, atë që bëmë së bashku dhe do ta firmos divorcin”, deklaroi Frias.

Lojtari ende nuk ka dhënë versionin e tij për ngjarjen.

Foto/ Mbetet pa lekë, ish-partnerja e lojtarit argjentinas shet medaljen e

Foto/ Mbetet pa lekë, ish-partnerja e lojtarit argjentinas shet medaljen e