FOTO/ Shqipëria “prek” tapetin e blertë në Signal Iduna Park
14 Qershor 2024, 19:02 / SPORT

Pas konferencës për shtyp, të zhvilluar ditën e sotme, 24 orë përpara ndeshjes së parë, atë përballë Italisë, ku përpara gazetarëve dolën Sylvinho dhe kapiteni Gjimshiti, skuadra ka zbritur për herë të parë edhe në tapetin e blertë të Signal Iduna Park, për të kryer edhe stërvitjen zyrtare përpara ndeshjes.
Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga News 24, kuq e zinj-të po kryejnë seancën stërvitore nën urdhrat e Sylvinhos dhe stafit teknik.
Ajo që vihet re është mbizotërimi i atmosferës pozitive tek djemtë tanë, që shpresojmë të ndikojë pozitivisht për sfidën e së shtunës përballë Italisë.


Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


