Haaland “i çmendur”, lë pas Chelsea-n dhe 7 skuadra të tjera në Premier League

14 Prill 2023, 19:31 / SPORT ALFA PRESS

Haaland “i çmendur”, lë pas Chelsea-n dhe 7 skuadra

Erling Haaland ka vënë në shënjestër çdo rekord në botë sa i takon numrit të golave të shënuar, me 22-vjeçarin i cili ka shënuar emrin e tij në krye të listës së shumë statistikave. Sulmuesi nmorvegjez e ka gjetur rrugën e rrjetës në 30 raste gjatë këtij edicioni, duke qenë shënuesi më i mirë në Premier League pas 30 javësh, por ai është aktivizuar në vetëm 27 ndeshje duke patur një mestare me më shumë se 1 gol për ndeshje.

Haaland tashmë mud të krahasohet edhe me disa prej skuadrave të elitës së futbollit anglez, pasi 8 ekipe të Premier League kanë shënuar më pak se norvegjezi. Chelsea dhe Crystal Palace kanë shënuar nga 29 gola, Bournemouth e ka gjetur 28 herë rrugën e rrjetës, West Ham 27 gola, Wolverhampton 24 po aq sa dhe Nottingham Foerest dhe Southampton, ndërsa Everton është ekipi me sulmin më të dobët me vetëm 23 gola të realizuar.

 

Po ndodh...