Haller zgedh Dortmundin

22 Qershor 2022, 16:11 / SPORT ALFA PRESS

Haller zgedh Dortmundin

Largimi i Erling Haaland tek Manchester City rezultoi një goditje shumë e fortë për Borussia Dortmundin pavarësisht se fuqizuan arkat me 40 milionë euro.

‘’ Verdhezinjtë ‘’ nuk ndalën asnjë sekondë por filluan tratativat për ti gjetur zëvëndësuesin norvegjezit pavarësisht se me statistikat e arritura mund të konsiderohet  një lojtar unik.

Nevoja për tu përmirësuar ia përshpejtoi aksionet drejtuesve të gjermanëve, të cilët kanë arritur shumë shpejt në një konkluzion.

Sebastien Haller, lojtar që prej dy sezonesh ka impresionuar tek Ajax Amsterdami do të jetë referenca e re e sulmit të skuadrës së Edin Terzic , e cila do të tentojë të ulë nga froni Bayern Munchenin në Bundesligë , gjë që nuk ka mundur ta arrijë për shumë sezone . 

Në këtë histori ekipi nga Ruhr ka mposhtur Manchester United dhe Atletico Madridin për 28 vjeçarin i cili do të ketë një tjetër mundësi në ‘’ Signal Iduna Park ‘’ për ti shtuar bindjet e specialistëve të futbollit se mbetet një ndër më të mirët e kontinentit të vjetër në repartin e avancuar.

47 gola dhe 13 asiste në 66 sfidat me Ajax Amsterdamin  kanë impulsuar rikthimin e sulmuesit potent në Bundesligë , tek një ekip ku do të ketë misionin e zëvëndësuesit ideal të Erling Haaland , i konsideruar si risia e futbollit modern.

 

Po ndodh...

ide