Heroi i sfidës me Serbinë, Rei Manaj: Do jepja 15 vite për golin! Silvinjo? Edhe po të mos kishte dhënë leje…

12 Tetor 2025, 15:36 / SPORT ALFA PRESS

Heroi i sfidës me Serbinë, Rei Manaj: Do jepja 15 vite për golin!

Rei Manaj do të mbahet mend si heroi i sfidës në Leskovac. Sulmuesi i Kombëtares kuqezi realizoi golin e vetëm të ndeshjes, që vulosi fitoren 0 me 1 ndaj Serbisë.

Pas ndeshjes, Manaj tha fjalën e tij mes emocioneve.

“Kemi një javë bashkë, edhe çunat që ishin në stol e kishin presionin e ndeshjes. Besoj ishte pak më i madh presioni në Tiranë. Ne jemi të gjithë profesionista. Në Tiranë ishte atmosferë që në shtëpinë tonë, mbase na bëntë përshtypje që vetëm shqiptarë. Sot ishte ndeshje më e ndjerë, ne ose fitonim sot ose do kishim humbur të gjitha shpresat për në Botëror. Jam shumë i kënaqur dhe dua vetëm të festoj sot. Andorra? Sot duhet të festojmë, pastaj nga nesër do fillojmë të mendojmë për Andorrën që e kemi në Andorrë”, u shpreh Manaj fillimisht për “TV Klan”.

Leje nga Silvinjo? Edhe po mos të na kishte dhënë leje, prap do festonim njëlloj sot nuk kishte rëndësi shumë.

Rekordi i golave? Sot nuk dua të mendoj asgjë. Rëndësi ka të bëj gol.

Më i rëndësishmi ky? Goli më i rëndësishëm i gjithë historisë sime, karrierës sime. Të më kishin thënë hiq 10 vite nga jeta jotë për këtë gol, do i kisha hequr. Do thoja merr 15 vite. Ndeshja më e rëndësishme sot.

 

 

Po ndodh...

ide