
Hidhet shorti/ Tirana, Vllaznia dhe Partizani njohin rivalët në Conference League

Këtë të martë në orën 16:00 në Nyon të Zvicrës u hodh shorti i raundi të parë kualifikues të Conference League, me skuadrat shqiptare që mësuan kundërshtarët e këtij raundi.
Partizani, Vllaznia dhe Tirana ishin të rreshtuara në vazon e skuadrave favorite në short, me mundësi reale për të peshkuar një kundërshtar të lehtë dhe për të avancuar në turin tjetër, me fitime me të rëndësishme financiare.
Kështu Tirana do të përballen me klubin nga Gjerogjia, Torpedo Kutaisi, Partizani do të sfidojë modestët maltezë, Marsaxlokk, ndërsa Vllaznia do të përballet me klubin islandez, Valur.
Një short i lehtë për të treja skuadrat shqiptare, që do të kërkojnë kualifkimin për në raundin tjetër kualifikues.
SHORTI I CONFERENCE LEAGUE:
Torpedo Kutaisi (Gjeorgji) – TIRANA
Marsaxlokk (Maltë) – PARTIZANI
Valur (Islandë) – VLLAZNIA
Ndeshjet e këtij raundi të Conference League do të zhvillohen në datat 11 dhe 18 korrik, me datat dhe oraret e sakta që do publikohen nga UEFA më datë 21 qershor.
-
CR7 karikon Portugalinë: Do t’i kthejmë ëndrrat në realitet
18 Qershor, 16:50 -

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128