
Hysaj rifiton vendin te Lacio, klubi italian është gati ta kthejë edhe në Europë

Elseid Hysaj është bërë pjesë e grupit të Lacios dhe gjatë janarit ka qenë vazhdimisht në fushë me bardhekaltrit, siç nuk kishte ndodhur në pjesën e parë të sezonit pasi ishte lënë jashtë listave të kësaj skuadre për Serinë A dhe Ligën e Europës. Por tani, klubi ka ndryshuar në mënyrë drastike qëndrimin.
Mediat italiane kanë bërë të ditur prej ditësh se Lacio do ta regjistrojë në grupin e lojtarëve për Serinë A për pjesën e mbetur të sezonit. Por trajneri Marko Baroni nuk e do vetëm për numër Hysajn, në raste emergjencash, pasi ka kuptuar se futbollisti mund ta ndihmojë në ndeshjet e ekipit të tij.
“Corriere Dello Sport” ka mësuar se Lacio ka planifikuar që të shtojë Hysajn edhe në listën për kompeticionet e UEFA-s, që duhet të dorëzojë te ndërkombëtaret brenda datës 6 shkurt. Pritet që Hysaj kësisoj të ketë një rol në vijimësinë e sezonit për Lacion në Ligën e Europës, ku është kualifikuar në fazën me eliminim direkt të turneut e shpreson të ecë deri në fazat finale të tij.
-
VOA: Pritshmëritë e Izraelit nga mandati i dytë i Donald Trump
28 Janar, 20:26 -

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128