Hysaj zbulon të ardhmen: Shpresoj të jem më mirë se vitin e kaluar

Mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj, ka folur në konferencë për shtyp, para ndeshjes miqësore që Shqipëria do të luajë ditën e nesërme me Estoninë.
Mbrojtësi shkodran iu kthye edhe humbjes me Izraelin, duke thënë se u bënë gabime taktike nga e gjithë skuadra, ndërsa shtoi se nuk duhet të përsëriten më.
I pyetur për të ardhmen e tij, Hysaj deklaroi se do të jetë pjesë e Lazios, me të cilët ka edhe 3 vite kontratë.
Kemi bërë gabime taktike, nuk duhet të jetë më e përsëritshme. Jemi profesionistë, duhet të kemi pak më shumë personalitet në fushë. Ishim përgatitur që do merrnim kundërsulme nga Izraeli. E kishim ndeshjen në dorë, e humbëm për gabime taktike, nisur nga unë dhe nga skuadra.
Ta harrojmë këtë ndeshje, të përqendrohemi te ndeshja e radhës. Unë jam profesionist, kjo është puna ime, duhet të jem gati në çdo moment. Kanë ardhur lojtarë që trajneri do t’i provojë këtë ndeshje. Gjë e mirë, pasi të rinjtë po stërviten mirë.
E ardhmja? Kam katër vite kontratë, do vazhdoj te Lazio, shpresoj të jem më mirë se vitin e kaluar.
-
Për lëkurë të bukur e pa celulit, bëni kujdes me këto ushqime
12 Qershor, 17:49 -
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


