Sulmi i Tiranës nuk funksionon, bardheblutë barazojnë pa gola në miqësore
7 Gusht 2024, 21:39 / SPORT

Tirana luajti me Bylisin sot në orën 17:30 në stadiumin “Roza Haxhiu” të Lushnjës, ndeshjen e parafundit miqësore, e cila u mbyll në barazim 0-0.
Blerjet në sulmin e Tiranës nuk po prodhojnë gola. Edhe pse në repartin e avancuar janë afruar, Zharmuni, Prengaj, Abah, Ndreca dhe Bajroviç dhe ku janë luajtur 9 takime, këta futbollistë kanë shënuar vetë dy gola.
Tirana ka dy fitore, tri humbje dhe 4 barazime në shtatë miqësore dhe dy takime zyrtare.
Ndërkohë në krahun tjetër, Bylisi del disi më i kënaqur nga ky takim, me trajnerin Egbo që po përgatit skuadrën për startin e kampionatit.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


