I veshur me kostum dasme, trajneri “vjedh” vëmendjen e të gjithëve në Copa Libertadores

6 Mars 2025, 18:26 / SPORT ALFA PRESS

I veshur me kostum dasme, trajneri “vjedh” vëmendjen e të

Skuadra nga Ekuadori, Barcelona SC mundi 3-0 Corinthians, në ndeshjen e Copa Libertadores. Përtej rezultatit, ra në sy trajneri i Barcelonës, Segundo Alejandro Castillo.

Castillo “vodhi” vëmendjen e të gjithëve, teksa kishte veshur një kostum të bardhë, diçka që rrallëherë mund të shihet në një ndeshje futbolli.

Faqja zyrtare e Copa Libertadores, ka përfituar nga rasti, për të bërë një postim special. “Luks? Stili i Segundo Castillo, trajner i Barcelonës SC: ja si duket një ndeshje e Libertadores”- shkruhet aty.