Interi merr kryesimin e kampionatit, spektakël zikaltër ndaj Bolognas

4 Janar 2026, 22:51 / SPORT ALFA PRESS
Interi merr kryesimin e kampionatit, spektakël zikaltër ndaj Bolognas

Inter e ka nisur me “këmbën e mbarë” vitin e ri. Zikaltërit mundën 3-1 Bolognan në San Siro.

Ekipi i Chivu mbylli pjesën e parë në epërsi, pas një goli të bukur të Zielinskit.

Në pjesën e dytë, Martinez gjeti golin e qetësisë. Goli i 3-të i takimit mban firmën e Thuram. Castro realizoi golin e vetëm për Bolognan, në minutat e fundit.

Kështu Inter kryeson kampionatin me 39 pikë, duke lënë mbrapa Milanin me një pikë më pak.

Po ndodh...