Interi prezanton fanellën e re, debuton në Botërorin e Klubeve kundër Urawa Red Diamonds

5 Qershor 2025, 15:45 / SPORT ALFA PRESS

Interi prezanton fanellën e re, debuton në Botërorin e Klubeve

Interi ka prezantuar zyrtarisht fanellën e re për sezonin 2025/26 përmes të gjitha kanaleve të veta zyrtare dhe rrjeteve sociale.

Ky model do të debutojë më 21 qershor, në ndeshjen e dytë të grupit në Botërorin e Klubeve, kundër japonezëve të Urawa Red Diamonds, që do të zhvillohet në stadiumin "Lumen Field", në Seattle, në orën 21:00.

Fanella e re “home” e Interit është një kombinim mes të dukshmes dhe të padukshmes, siç e përshkruan vetë klubi në faqen zyrtare.

Në pjesën e përparme, vijat ikonike zikaltër formojnë fjalën “Inter”, duke dhënë një efekt vizual të rafinuar dhe identitar.

Objektivi i kësaj fanelle është të flasë drejtpërdrejt me tifozët besnikë dhe të tërheqë një brez të ri fansash, në Itali dhe anembanë botës.

Dizajni është përditësuar edhe në detaje, ndërsa ngjyra dominuese është “Chlorine Blu”, që do të përdoret edhe në gjuhën vizuale të klubit për sezonin e ardhshëm.

Fanella e re përfaqëson një përzierje mes traditës dhe modernitetit, një mesazh që Interi synon ta përçojë me krenari në çdo cep të globit.

 

Po ndodh...

ide