Janari e rikthen në Evropë, Jasir Asani sheh t'i rritet vlera në treg
29 Dhjetor 2023, 16:30 / SPORT

Jasir Asani ishte pika më e fortë e Kombëtares kuqezi në rrugëtimin kualifikues për në finalet e "Gjermani 2024". Tanimë mëngjarashi sheh një rritje të konsiderueshme të vlerës në treg. Sipas "Transfermarkt", shkupjani në harkun e pak muajve ka kapur shifrën e 1.2 milionë eurove.
Nga 700 mijë euro që vlente në shkurtin e këtij viti, "shpërthimi" me Kombëtaren dhe golat e shënuar kanë bërë që vlera e tij të kalojë 1 milionë euro.
Kështu, Guangju në Korenë e Jugut duhet të jetë me fat për rritjen e kartonit të 28-vjeçarit, me Asanin që kërkohet nga shumë skuadra. Celta Vigo në Spanjë ka shfaqur haptazi interes për të, ndërsa anësori i sulmit ka edhe fansa të tjerë në Kontinentin e Vjetër.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

