“S’kemi frikë”, Pioli: Nuk duhet të jetë mundësia e fundit, kemi super tifozeri

Milan pret Sassuolon në “San Siro” të shtunën, ndeshje që duhet fituar me çdo kusht. Për të ruajtur vendin e tretë dhe për të shpëtuar Stefano Piolin, i cili rrezikon shkarkimin.
“San Siro ‘sold-out’? Ne kemi një tifozeri të jashtëzakonshme, që bie në sy sidomos në kohëra të vështira. Është një trashëgimi që duhet ta ruajmë, pasi rrallë ndodh të kesh një tifozeri të tillë.
Kemi punuar me kujdes gjatë kësaj jave. Jemi të përqendruar për të rregulluar të tashmen. Nesër nuk duhet të jetë mundësia e fundit. Sa herë që luajmë duhet të jemi të vetëdijshëm se kemi dhënë gjithçka.
Nuk kam biseduar me presidentin Cardinale. E pashë për herë të fundit një muaj më parë. Këto ditë i kam kaluar duke punuar, nuk mendoj për të ardhmen time. Është e gabuar ta bëj.
Duhet të mendojmë për të tashmen e Milanit. Lojtarët nuk kanë frikë, thjesht duan të qëndrojnë të bashkuar për të kapërcyer vështirësitë. Klubi është gati të ndërhyjë në merkato për të mbuluar problemet e dëmtimeve.
Jemi një grup që punon për t’u përmirësuar dhe për t’u rritur. Jemi bashkë dhe punojmë bashkë. E meta jonë është se nuk kemi pasur vazhdimësi. Është e vështirë të jap një shpjegim.
Lojtarët e rinj janë të fortë, ata janë përfshirë shpirtërisht menjëherë, por duhet kohë të përshtaten plotësisht. Sepse Serie A është kampionati më i vështirë.
Unë nuk kam frikë, thjesht dua që skuadra të shprehë gjithë potencialin që zotëron. Duhet të jemi më kompakt dhe të sulmojmë kundërshtarët në momentin e duhur.
Çfarë do të doja të ndryshoja nga viti 2023? Nuk më duhet as ta them, është e lehtë të imagjinohet… ”, thekson Pioli, duke iu referuar 5 derbeve të humbura me Interin.
.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

